Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaron zyrtarisht se do të sfidojë Sali Berishën për kreun e PD. Por PD i mbylli derën duke thënë se nuk do ta lejojnë të jetë pjesë e garës pasi nuk është më pjesë e anëtarësisë. Salianji kritikoi PD për mungesë transparence mbi procesin, duke thënë se para se të publikohen datat se kur do të zhvillohet gara, fillimisht duhej të dilnin listat e votuesve dhe rregullat për garuesit.
“Po, do të jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse para se të dalin datat ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme, që 6 muaj para publikohet lista e votuesve. E njëjta gjë duhet të jetë në PD”, u shpreh Salianji.









