Presidenti i vendit, Bajram Begaj, përmes një video-postimi në facebook, teksa sot ishte i pranishëm në xhaminë e Golemit në Durrës, me rastin e festës së Fiter Bajramit ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe anembanë botës.
Postimi i Begajt
Zgjodha të jem sot në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, unë uroj që Zoti t’ju ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe përkushtimin tuaj!
Vlerat që mbrart Ramazani nuk duhen të jenë ato që na shoqërojnë ne vetëm përgjatë muajit të Ramazanit.
Ato vlera duhet të jenë tonat, të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditëve të vitit, përgjatë gjithë jetës sonë.
Unë uroj që gjithë besimtarët myslimanë, të gjithë shqiptarët të kenë gëzime dhe çdo të mirë në jetët e tyre.
Uroj paqe në zemrat tuaja, dritë në shpirtin tuaj dhe bekime në çdo minutë të jetës suaj!
Related