-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi ankohet për Ramën në Gjermani: Po pengon drejtësinë!

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Berlin, ku kanë zhvilluar dy seanca dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag.

Gjatë vizitës në Berlin, patëm mundësinë të zhvillonim dy seanca dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag. Në këto takime morën pjesë përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjermania e mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE, bazuar në meritë. Ne i jemi falënderues për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani dhe e vlerësuam shumë faktin që anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane ishin të informuar plotësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

Fokusi i interesit dhe i pyetjeve të deputetëve të Bundestagut ishin çështje themelore, si: shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, zhvillimi ekonomik i vendit, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, qasja e re Rama–Vuçiç mbi integrimin, si dhe linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me BE-në.

Së bashku me kolegen Jorida Tabaku, që përfaqësonim opozitën, ritheksuam edhe një herë mbështetjen e plotë për procesin e integrimit të bazuar në meritë dhe në respektimin e standardeve europiane në vend. Ndamë qëndrimin se ekziston një dallim thelbësor midis aspiratës së qytetarëve shqiptarë për t’iu bashkuar familjes europiane dhe përmbushjes së kushteve të nevojshme për anëtarësim nga mazhoranca aktuale.

Qeveria shqiptare, në vend që të sigurojë standardet, po bën hapa pas që e largojnë Shqipërinë nga BE-ja. Korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit vijojnë të jenë pengesa serioze. Nuk ka plan B. Ka vetëm një rrugë: Europën me standarde reale” njofton grupi i PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit