-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha telefonatë me homologun e tij ukrainas: Shqipëria mbetet e palëkundur për mbështetje!

Kryesoret

Tirana do të mirëpresë një tjetë samit ndërkombëtar, pas atyre që ka mbajtur në kohët e fundit.

Këtë e rikonfirmon kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, i cili ka zhvilluar një telefonatë me Andrii Sybiha, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës

“Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane.

Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri–Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën. Pres me kënaqësi të mirëpres Ministrin Sybiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë”, shkroi në X Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit