Policia e Tiranës ka sekuestruar 4 makina me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dyshohet se makinat rezultojnë të vjedhura në Itali dhe Amerikë.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë nën hetim 2 persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë autorët i vidhnin këto makina luksoze në Europë dhe Amerikë, ku më pas trafikoheshin për tu shitur në Shqipëri.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.=









