-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani kërcënon SHBA dhe Izraelin: Zyrtarët tuaj nuk do të jenë kurrë të sigurt

Kryesoret

Irani ka lëshuar kërcënime të forta, duke deklaruar se do të ndjekë zyrtarë dhe komandantë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, edhe kur ata ndodhen me pushime apo vizitojnë qendra argëtimi në mbarë botën.

“Ne po monitorojmë zyrtarët tuaj frikacakë dhe komandantët, pilotët dhe ushtarët tuaj të këqij,” deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura, Abolfazl Shekarchi, sipas televizionit shtetëror.

“Që tani e tutje, bazuar në informacionet që kemi për ju, vendet e pushimit, resortet dhe qendrat turistike e argëtuese në botë nuk do të jenë të sigurta as për ju,” shtoi ai, sipas raportimit të The Times of Israel.

Kujtojmë se edhe lideri iranian Mojtaba Khamenei në një mesazh të fundit ka bërë thirrje për një përgjigje të ashpër ndaj kundërshtarëve të Iranit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në deklaratën e tij, Khamenei theksoi se “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të regjimit nuk duhet të kenë siguri”, duke nënvizuar nevojën për një qasje më agresive ndaj kërcënimeve që, sipas tij, cenojnë stabilitetin e Republikës Islamike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit