-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta dhe rreziku në Ballkan, Hoxha telefonon ministrin kroat

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, ku u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi bisedën si produktive, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe turizmi.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve madhore rajonale që synojnë rritjen e ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike, përfshirë Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe zgjerimin e tij përmes Gazsjellësi Joniano-Adriatik (IAP), si dhe Iniciativa e Tre Deteve.

Dy ministrat diskutuan edhe mbi çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar rolin e përbashkët si aleatë në NATO për garantimin e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes kolektive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit