Partia Popullore Europiane (PPE) që është simotra e PD-së në Shqipëri ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë. Raporti i propozuar nën drejtimin e Reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder e vendos theksin tek zgjedhjet dhe korrupsioni. Raporti thekson se Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.
“Raporti nxjerr në pah përdorimin e gjerë të burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash”, thuhet në raport. Sipas dokumentit, mungesa e ndarjes së qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake minon konkurrencën dhe besimin e qytetarëve.
Raporti kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, që siguron akses të barabartë në media, mbrojtje ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatim efektiv të ligjit.









