-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulaj: Hapësirat publike janë të qytetarëve, do të largojmë çdo abuzim

Kryesoret

Policia Bashkiake e Tiranës, nën drejtimin e nënkryetarit të Bashkisë, Blendi Sulaj, ka ndërmarrë një aksion të menjëhershëm në zonën e ish-Bllokut për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga disa biznese.

Aksioni synon të rregullojë përdorimin e hapësirave publike dhe të ndalojë abuzimet e biznesve që zënë troje publike pa respektuar rregullat.

“Sot ne kemi filluar një aksion në të gjithë Tiranën ku do të shikojmë të gjithë ata të cilët kanë abuzuar me hapësirat publike. Ne jemi të gjithë pro biznesit pro zhvillimit të qytetit tonë por duam që të gjithë të jenë me kushte të barabarta. Në rast se do të gjejmë shkelës të cilët nuk paguajnë hapësirën që zënë, policia bashkia do të marrë karriget dhe tavolinat e të gjithë objektet që ata kanë vendosur mbi këtë hapësirë publike,” tha Blendi Sulaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit