Garda Revolucionare: Lista e kuqe e objektivave “përtej rajonit”
Njësia e inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha në një postim në platformën X, i cili u botua nga Agjencia e Lajmeve Fars, se po shqyrtonte “objektiva përtej rajonit”.
Postimi, sipas BBC Persian, përmend gjithashtu një “listë të kuqe objektivash” të instalimeve teknologjike dhe politike, në përgjigje të kërcënimeve kundër termocentraleve, duke nënkuptuar se veprimet mund të ndërmerren “në më pak se 48 orë”.
Kësaj i parapriu kërcënimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të “shkatërruar” termocentralet iraniane nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet brenda 48 orëve.
Postimi gjithashtu rendit disa arritje që Garda Revolucionare pretendon se i ka shënuar gjatë luftës, të tilla si “konsolidimi i pushtetit në Ngushticë” dhe “kontrollimi i energjisë globale”.









