Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se protesta e opozitës është një instrument për arritjen e objektivave, duke përmendur se kryeministri është i zhytur në korrupsion dhe i kapur me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.
“Demokracia vjen nëpërmjet protestave,” tha ai, duke shtuar se një protestë radikale nuk duhet të trembë askënd, pasi ajo është shprehje e realitetit dhe revoltës aktuale në vend. Sipas deputetit, format e protestës, me apo pa molotovë, nuk e ndryshojnë thelbin e saj si një mjet për të shëndoshur demokracinë.









