-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron besimtarët për Sulltan Nevruzin: Fitorja e pranverës mbi dimrin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar urimet e tij për besimtarët bektashinj në ditën e shënuar të Sulltan Nevruzit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se kjo ditë simbolizon fitoren e pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin, duke u uruar shqiptarëve shëndet dhe mbarësi.

Postimi i Metës:

Gëzuar Sulltan Nevruzin!

Në këtë ditë të bekuar, që simbolizon fitoren e pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin, ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare.

Qoftë kjo festë një burim drite, optimizmi dhe besimi për të gjithë besimtarët bektashianë dhe për çdo shqiptar.

Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe qofshin mbi ju bekimet e Zotit!

Pranvera dhe Demokracia triumfojnë përherë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit