Tre efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” sipas raportimeve mediatike janë dëmtuar gjatë protestës së opozitës në Tiranë, si pasojë e hedhjes së bombave molotov në drejtim të punonjësve të Policisë.
Sipas informacionit paraprak, efektivët kanë marrë lëndime dhe janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deputetët e PD-së Luçiano Boçi dhe Flamur Noka debatuan me efektivë të policisë te ura e Rrugës së Elbasanit gjatë protestës së 22 marsit.
Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena. Kë godet ti? Je burrë i mirë ti?
Noka: Jeni si bandë. Shkoni tutje ça doni këtu.
Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju?
Noka: Keni godit liderin e opozitës, një banditë ju, e kemi të filmuar do ta paguani. Largoni policët. Largoni tutje.









