Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi çmimet e larta të perimeve dhe frutave në një treg të Tiranës, konkretisht në njësinë 5 pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Braçe vëren se çmimet janë bërë “të çmendura” dhe kërkon ndërhyrje urgjente për të trajtuar këtë situatë të papranueshme, për të cilën ai kishte paralajmëruar edhe më herët pas përmbytjeve në vend, dy muaj më parë.
Në postimin e tij, Braçe ka përmendur disa çmime të perimeve dhe frutave, duke theksuar se ato kanë arritur nivele abuzive.
Sipas tij, domatet fillojnë me çmimin 300 lekë për kilogram dhe mund të arrijnë deri në 340 lekë, ndërsa domatet e vogla, të huaja, janë 640 lekë për kilogram.









