-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJET/ Vrau të dashurin dhe nusen e xhaxhait, i jep fund vetes

Kryesoret

Dalin detajet e reja lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme të vrasjes së dyfisht në Majac të Podujevës.

Sipas burimeve bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe e dyshuara e vrasjes me armë zjarri të 45-vjeçarit Ilaz Brahimi dhe nuses së xhaxhait të saj Miradije Gashi.

30-vjeçaja Ardita Gashi pasi vrau 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait, qëlloi me armë edhe veten, ku prej mbrëmjes së djeshme ndodhej në spital, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Brenda banesës janë gjetur dy gra me plagë nga arma e zjarrit, njëra prej tyre autorja 31-vjeçare Ardita Gashi dhe gruaja tjetër, Miradije Gashi 73-vjeçe, e afërme e saj, e cila ka ndërruar jetë disa orë më vonë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Po ashtu, ditën e sotme ka humbur jetë edhe vetë 31-vjeçarja pas disa orësh në kujdes intensiv.

Familjarët deklarojnë se Ardita Gashi e cila dyshohet se ishte në lidhje me Ilaz Brahimin, kishte marrë peng viktimën 73-vjeçare, ndërkohë që gjatë sulmit brenda shtëpisë ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e djalit të viktimës së moshuar me fëmijët e saj, shkruan Koha.net.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se hetimet intensive për këtë rast janë në zhvillim e sipër, ndërsa motivi i vrasjes mbetet ende i panjohur. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit