Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim nga podiumi i Foltores, para Kryeministrisë, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe ka theksuar se opozita do të vazhdojë me protesta dhe kryengritje paqësore deri në përmbysjen e regjimit dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
“Edi Rama dje ka përdorur dhunë. Nuk ka forcë në botë që mund të na ndalë. Ne do ta rikthejmë Shqipërinë siç e kthyem në vitin 1992, në rrugën e integrimit europian. Do të marrim fatin e Shqipërisë në duar tona. Do të jemi më të fuqishëm çdo ditë e më shumë. Ata panë dje zemërimin e një populli. Pse protesta tona përbëjnë lajm botëror? Çdo protestë mezi pritet. Ne e kemi vendosur: protesta, protestë, kryengritje dhe vetëm kryengritje paqësore. Kështu do të vazhdojmë, të pamposhtur, të palodhur, deri në fitoren tonë. Edi Rama nuk ka rrugë për Shqipërinë. Rroftë opozita shqiptare!”









