Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kritikuar ashpër qeverinë për neglizhencën ndaj rritjes së çmimeve, gjatë një fjalimi të mbajtur para Kryeministrisë në Tiranë.
Ai vuri në dukje se, ndërsa shumë shtete të Europës po miratojnë masa për të mbështetur ekonominë e qytetarëve të tyre, qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të lehtësuar pasojat e këtij përshkallëzimi të çmimeve mbi qytetarët shqiptarë.
“Rritja e çmimeve po e ndjejmë të gjithë, dhe ndërsa çdo ditë dëgjojmë për paketat ndihmëse që miratojnë qeveritë europiane për qytetarët e tyre, këtu në Tiranë nuk po ndodh asgjë, vetëm një tallje e madhe,” u shpreh Bozdo, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për mosveprim dhe për mungesën e masave konkrete për të ndihmuar qytetarët shqiptarë në këtë situatë të vështirë ekonomike.
/5pyetjet.al









