-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi reagon pas shkarkimit të Babaramos: Kërcënim për lirinë e medias

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas shkarkimit të gazetarit Ilir Babaramo nga Carlo Bolino, me argumentin se ai kritikoi qeverinë.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Vokshi ka shprehur shqetësimin për këtë veprim dhe ka theksuar se ky është një akt që kërcënon lirinë e shtypit dhe përpjekjet për censurim të medias.
Sipas saj, ky shkarkim është një tjetër dëshmi e shtypjes së gazetarisë kritike ndaj pushtetit.
Reagimi i Albana Vokshit:
Një tjetër goditje e rëndë ndaj lirisë së medias në Shqipëri!
Gazetari Babaramo është përjashtuar nga puna në Report TV nga Karlo Bolino, vetëm sepse guxoi të bëjë një kritike ndaj qeverisë Rama.
Ky akt nuk është thjesht padrejtësi individuale është një dëshmi e qartë se Shqipëria po shndërrohet në një diktaturë mediatike, ku të menduarit ndryshe dhe kritikimi i pushtetit ndëshkohet.
Ne nuk mund ta lejojmë heshtjen të fitojë. Liria e shtypit nuk është luks, është themeli i çdo shoqërie demokratike!
Denoncojmë këtë abuzim dhe kërkojmë përgjegjësi! Çdo përpjekje për të heshtur gazetarin është një sulm ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë!

 

 

Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit