Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka reaguar pas shkarkimit nga Carlo Bolino të gazetarit Ilir Babaramo me argumentin se “ke kritikuar qeverinë”.
“Në autokracinë elektorale, 5 pyetjet bazë të gazetarisë janë të tepërta!
“Çfarë”, “kur”, “ku”, “pse” dhe “si” janë 5 pyetjet bazë të gazetarisë në një vend që aspiron Evropën, por në një autokraci elektorale si kjo që ka ndërtuar kasapi i votës së lirë, Edi Rama, janë pyetje të tepërta.
Shkarkimi nga puna i gazetarit Ilir Babaramo, sepse ka kritikuar qeverinë, na dëshmon edhe njëherë se me paratë që do të duhej të ndërtoheshin inceneratorët, po mbahen në këmbë media që kanë synim vetëm të djegin demokracinë.
Edi Rama kërkon që mediat në Shqipëri të jenë vetëm agjenci që raportojnë lajmet që prodhon ERTV-ja e tij.
Ky regjim është në grahmat e fundit dhe, edhe sikur të pushojë nga puna të gjithë gazetarët kritikë në Shqipëri, asgjë s’e ndalon rënien e tij” shkruan ai.
Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë









