Një zjarr ka shpërthyer sot në bimësinë e thatë pranë “Pushimit të Shoferit” në autostradën Lushnje-Fier. Era e fortë ndihmoi përhapjen e tij, duke afruar rrezik për bizneset.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke parandaluar dëme.
Sipas zjarrfikësve, shkak mund të ketë qenë hedhja e një cigareje nga një automjet që kalonte.
Zjarri ndodhi në një zonë ku reshjet e shiut mungonin.
/5pyetjet.al









