-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Serbi/ PDK: Bombardimet u koordinuan me UÇK!

Kryesoret

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar për 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, në Serbi kundër regjimit represiv dhe dhunës së Millosheviçit, i cili ushtronte mbi popullësinë civile në Kosovë.

Postimi i Hamzës

Më 24 mars 1999, bota intervenoi për t’i ndalur masakrat dhe krimet sistematike të regjimit të Millosheviqit ndaj popullit tonë. Ashtu si çdo vit, edhe në këtë 27-vjetor i nderojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës dhe i falënderojmë të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës.
Bombardimet e NATO-s u koordinuan edhe me UÇK-në, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, aleatët tokësorë të NATO-s, të cilët sot po gjykohen në Hagë dhe po trajtohen sikur të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e Aleancës Veriatlantike.
Mirënjohja jonë për NATO-n është e përjetshme, sepse ato ditë vendosën fatin tonë dhe ishin vendimtare në rrugën tonë drejt lirisë.
Nga 24 marsi 1999 deri te sfidat e sotme, rruga jonë mbetet e njëjtë: në anën e së vërtetës. Ne nuk harrojmë. Ne nderojmë. Dhe mbi të gjitha, vazhdojmë ta mbrojmë lirinë që u fitua me shumë sakrificë!
NATO, faleminderit përjetësisht!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit