Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin e saj facebook ka reaguar lidhur me 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, në mbrojtjen e popullit të Kosovës nga dhuna dhe gjenocidi i ushtruar nga paramilitarët serbë.
Postimi i Çitukut
Përjetësisht, faleminderit!
Si sot, 27 vite më parë, NATO ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën tonë për dinjitet e liri.
Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet.
Kosova, amanet i gjakut dhe sakrificës, sot është realiteti ynë i përditshëm, një vend i lirë, me shpresë dhe me të ardhme.
Përjetësisht mirënjohës për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, dhe për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan me ne në orën më të rëndë të historisë sonë.