Carlo Nordio, Ministri i Drejtësisë në Itali, ka komentuar humbjen e reformës së propozuar të drejtësisë në referendumin e djeshëm, ku qytetarët italianë e rrëzuan nismën.
“Unë marr përgjegjësinë politike për humbjen në këtë referendum. Nëse ka pasur probleme komunikimi, ato janë edhe të miat. Reforma e propozuar mban emrin tim dhe nuk mund ta mohoj atë,” deklaroi Nordio.
Ai shtoi se nuk pret hakmarrje nga sistemi gjyqësor: “Ishte një reformë në të cilën besova dhe për të cilën dhashë gjithçka nga vetja. Nuk e konsideroj këtë një humbje personale dhe natyrisht i përulem vullnetit të popullit sovran. Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, kam shumë punë për të bërë.”
Sipas Nordio, pas rrëzimit të referendumit, veprimtaria e gjyqtarëve mund të kufizojë marrjen e nismave politike dhe parlamentare, veçanërisht në fusha si migracioni.
Ministri i Drejtësisë theksoi gjithashtu se brenda një viti, kur të mbushë 80 vjeç, ka planifikuar të kthehet tek hobet dhe interesat e tij shkencore.









