Një 28-vjeçar shqiptar, i identifikuar si M.A., është arrestuar nga policia në Alba Adriatica, Itali, për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën rreth 25 gramë kokainë, një peshore precize, materiale paketimi dhe 3.800 euro cash, të cilat u sekuestruan si prova të aktivitetit kriminal.
M.A. është një person me precedentë penalë dhe dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti shpërndarësish narkotikësh në zonë.
Ai është arrestuar në flagrancë dhe ka kaluar nën arrest shtëpiak, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
/5pyetjet.al









