-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja Shqiptare përgatitet për ndeshjen historike ndaj Polonisë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka realizuar sot seancën e dytë stërvitore në prag të përballjes me Poloninë, një ndeshje kyçe për gjysmëfinalet e play-off të Botërorit 2026.

Pas kësaj seance, ekipi do të niset nesër për në Varshavë, ku të enjten do të luajë përballë ekipit polak në një sfidë historike.

Në këtë stërvitje, trajneri Silvinjo ka pasur për herë të parë të gjithë futbollistët e disponueshëm, duke eliminuar kështu nevojën për të thirrur lojtarë nga kategoria superiore apo e para, siç ndodhi një ditë më parë.

Të 26 futbollistët kanë marrë pjesë në seancën e sotme, e cila ka pasur një fokus të theksuar në aspektet taktike për ndeshjen me Poloninë, një ekip që Shqipëria e njeh mirë për shkak të takimeve të shpeshta në vitet e fundit.

Megjithatë, kjo sfidë merr rëndësi të veçantë pasi është një finale për kuqezinjtë, e cila mund të vendosë fatin e kualifikimit në Botërorin 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit