Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë që ka ndodhur këtë të martë në Roskovec.
Sipas policisë, një burrë rreth 80-vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Viktimat janë Shefit dhe Dashuri Rrapaj. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.









