Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka diskutuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova mbi vendimin që pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me shpërndarjen e Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar se dekreti i Presidentes është në përputhje me Kushtetutën dhe se vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme, duke mohuar çdo alternativë tjetër për veprim.
“Sipas mendimit tim, kërkesa është shumë e qartë, dekreti është legjitim, sipas të gjitha gjasave, sepse është i sanksionuar me Kushtetutë. Presidentja nuk ka pasur alternativë tjetër, askush nuk ka treguar alternativë tjetër se si të veprojë,” tha Kadri Kryeziu.
/5pyetjet.al









