Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dhënë një sqarim të detajuar lidhur me largimin e dy këshilltarëve të PD në Bashkinë e Durrësit, duke theksuar se ky vendim erdhi si rezultat i kërkesës nga strukturat lokale të partisë.
Sipas Nokes, njëri nga këshilltarët ka bashkëpunuar me Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa tjetri është akuzuar për përfitime personale nga pozita e tij.
“Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë. Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshillarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe ka punuar për PS”, tha Noka.









