Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten.

Shefit Rrapaj rreth 80 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka qëlluar edhe veten.
Çifti kishte rreth 20 vite që jetonte në fshatin Kuman, pasi ishte zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem.
Sipas burimeve të para mediatike nga vendi i ngjarjes në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite.









