-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rruga në Pogradec, një abuzim me fondet publike

Kryesoret

Ledina Alolli, deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj gjendjes së një rruge të ndërtuar rishtazi në fshatin Rëmenj të Pogradecit, duke e cilësuar investimin prej 800 milionë lekësh si problematik.

Ajo ka theksuar se ky projekt ka rezultuar me një infrastrukturë të paqëndrueshme dhe ka rrezikuar sigurinë e banorëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar jetën dhe funksionalitetin e rrugës.

“Kjo rrugë është inaguruar vetëm pak muaj më parë, një investim që ka kushtuar 800 milionë lekë dhe, siç e shihni, rezultati është i dukshëm. Banorët e kësaj zone kanë probleme të mëdha, sepse jeta e tyre është e pasigurt kur kalojnë këtu. Kjo është një problematikë që është shfaqur edhe më parë dhe mund të çojë deri në bllokimin e kësaj lagjeje për të komunikuar me pjesën tjetër. Kjo është një abuzim me investimet publike dhe një model i pastër i korrupsionit. Kemi ardhur këtu për të kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente, për të siguruar që ky projekt të rregullohet dhe banorët të kenë një rrugë të sigurt. Ne kërkojmë gjithashtu që të verifikohet mënyra e kryerjes së punimeve dhe përgjegjësia e kompanisë që ka realizuar këto punime.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit