Sektori i transportit publik ka përjetuar një krizë të rëndësishme për shkak të rritjes drastike të çmimit të karburantit, një ngarkesë që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kostot operuese të operatorëve të transportit.
Shoqatat Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar ndaj kësaj situate, duke kërkuar mbështetje nga institucionet për të ruajtur shërbimin pa rritur çmimin e biletave. Në një deklaratë të përbashkët, ato theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe kërkuan masa konkrete për të shmangur një situatë të rënduar që mund të çojë në zvogëlimin e shërbimit të transportit publik.
Në deklaratën e tyre, Shoqatat Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban theksojnë se: “Jemi të detyruar të njoftojmë se transporti publik ditën e hënë, nëse nuk do të kemi reagim nga institucionet, jo për shkak të presionit, por për shkak të çështjeve ekonomike, do të reduktojë flotën e mjeteve me 30%.” Ata kërkojnë gjithashtu “rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit; vlerësimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së; dhe aplikimin e mekanizmave subvencionues ose kompensues, me qëllim garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve.”
/5pyetjet.al









