-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana pret takimet e EBRA-s, Ibrahimaj: Shërbimet për biznesin janë plotësisht efikase

Kryesoret

Në kuadër të përpjekjeve për integrim evropian dhe modernizim institucional, Shqipëria po shfaq një rol gjithnjë e më aktiv në nismat rajonale dhe evropiane që lidhen me zhvillimin e mjedisit të biznesit.

Mbajtja në Tiranë e takimeve të Grupeve të Punës të EBRA-s për herë të parë përbën një hap domethënës në këtë drejtim, duke reflektuar jo vetëm progresin e arritur në administrimin e regjistrave të biznesit, por edhe angazhimin për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian në fusha si transparenca, digjitalizimi dhe shkëmbimi i të dhënave.

Në fjalën e saj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj u ndal te progresi i bërë nga Shqipëria sa i përket regjistrimit dhe shërbimeve për bizneset.

“Sot, Shqipëria ofron një sistem tërësisht të digjitalizuar për regjistrimin dhe shërbimet e biznesit. Aplikimet kryhen online, proceset janë të shpejta dhe të standardizuara, ndërsa regjistrimi realizohet brenda 24 orëve.

Ky transformim ka rritur efikasitetin, ka ulur kostot për sipërmarrjen dhe ka forcuar besimin te institucionet. Në të njëjtën kohë, kemi avancuar me reforma të rëndësishme ligjore, në funksion të përafrimit me acquis të Bashkimit Europian.

Punojmë për përmirësimin e kuadrit për pronësinë përfitues, për rritjen e transparencës dhe për garantimin e aksesit në të dhëna të sakta dhe të besueshme. Rezultatet janë konkrete. Shqipëria vlerësohet pozitivisht në indekset ndërkombëtare për efikasitetin administrativ dhe për lehtësinë e të bërit biznes, duke u pozicionuar ndër vendet më të avancuara në rajon në këtë drejtim”, tha znj. Ibrahimaj.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i QKB-së,z. Etugert Llazi vlerësoi rëndësinë e këtij eventi për institucionin dhe vendin.

“Fakti që ky takim zhvillohet për herë të parë në Shqipëri përbën një moment të rëndësishëm dhe një vlerësim konkret për progresin e arritur në zhvillimin e regjistrave të biznesit. Digjitalizimi i proceseve dhe përmirësimi i cilësisë së të dhënave kanë qenë në qendër të transformimit të QKB-së, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve për biznesin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit