Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me zgjedhjen e presidentit, duke i dhënë Kuvendit të Kosovës 34 ditë për të përfunduar procedurën e zgjedhjes.
Në aktvendimin e saj, Gjykata ka konfirmuar se “deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Kjo periudhë kohore fillon menjëherë pas hyrjes në fuqi të aktvendimit.
Po ashtu, dekretimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, i marrë më 6 mars, nuk ka pasur efekt juridik, duke e bërë të pavlefshëm këtë akt për sa kohë që nuk është përmbushur detyrimi për zgjedhjen e presidentit të ri.









