-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanadaja dhe Franca: Izraeli të ndalojë pushtimin e Libanit jugor

Kryesoret

Kanadaja dhe Franca i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalojë planet për pushtimin e jugut të Libanit, duke paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare dhe shkelje të sovranitetit të këtij shteti.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë deklaroi se dënon fuqishëm synimet e Izraelit për të marrë nën kontroll territor në jug të Libanit, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit nuk duhet të cenohen. Në reagimin zyrtar, Otava kërkoi që të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të mbrojnë civilët, infrastrukturën dhe personelin mjekësor.

Në të njëjtën linjë, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Nowl Barrot, paralajmëroi se një operacion tokësor izraelit do të përkeqësonte ndjeshëm situatën humanitare në Liban. Ai i bëri thirrje autoriteteve izraelite të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve të tilla ushtarake.

Këto reagime vijnë në një kohë kur Izraeli ka sinjalizuar se synon të marrë kontrollin e një zone sigurie deri në lumin Litani, rreth 30 kilometra në brendësi të territorit libanez. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se trupat do të kontrollojnë këtë zonë dhe se banorët e zhvendosur nuk do të lejohen të kthehen derisa të garantohet siguria në veri të Izraelit.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e rëndë. Sipas autoriteteve libaneze, numri i viktimave nga sulmet izraelite që nga fillimi i muajit ka kaluar mbi 1,000 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Mbi një milion njerëz janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që kanë prekur jugun, lindjen dhe kryeqytetin Bejrut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit