Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka reaguar ashpër ndaj politikës amerikane dhe e ka përshkruar luftën e SHBA-së ndaj Iranit si një provë që vendimi i vendit të tij për zhvillimin e armëve bërthamore ishte i justifikuar.
Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Shtetet e Bashkuara për veprime të cilat ai i konsideroi si terrorizëm dhe agresion të sponsorizuar nga shteti.
“Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi nuclear i vendit tonë është i pakthyeshëm.”
Ai gjithashtu theksoi se konflikti me Iranin vërteton se shtetet pa armë bërthamore janë të ekspozuara ndaj agresionit të fuqive ushtarake, siç është SHBA.
/5pyetjet.al









