Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 persona, mes tyre emra të njohur nga sporti, arti dhe biznesi, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.
Në mesin e të ndaluarve janë ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan dhe Kerim Sabancı, aktorja Hande Erçel, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.
Hetimi ka si qëllim mbrojtjen e moralit publik dhe strukturës shoqërore. Urdhrat e ndalimit janë të bazuar në prova që tregojnë posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal dhe lehtësimin e përdorimit të tyre.
/5pyetjet.al









