-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë Presidentin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që ka konfirmuar se ajo nuk ka shkelur Kushtetutën në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sipas vendimit, çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit nuk ka të bëjë me dekretimin e Presidentes, por me dështimin e Kuvendit për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të përfundojë 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale.

Ajo ka ftuar Kuvendin e Kosovës të veprojë menjëherë dhe të caktojë datën e seancës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Presidentja Osmani ka theksuar se çdo akuzë për shkelje të Kushtetutës është një keqkuptim i aktgjykimit dhe një tentativë për politizimin e situatës.

Ajo ka apeluar që Kuvendi të veprojë urgjentisht për të dhënë vendit stabilitet dhe siguri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit