Kristjan Asllani është një nga emrat më të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare të futbollit në vitet e fundit.
Mesfushori i njohur është bërë një figurë kyçe në lojën e kuqezinjve dhe ka regjistruar 38 ndeshje deri tani, në moshën 24-vjeçare, duke luajtur kryesisht si titullar.
Asllani ka pasur ndikim të madh në ndeshjet e Shqipërisë, jo vetëm me koordinimin e ekipit në mesfushë, por edhe me golat që ka shënuar.
Ai ka shënuar 4 gola deri tani, duke i dhënë mundësi ekipit të fitojë çdo herë që ka tundur rrjetën. Në fakt, në të 5 rastet kur ai ka shënuar, Shqipëria ka arritur të marrë fitore.
Golat e tij përfshijnë ata të shënuar ndaj Armenisë (2-0), Ishujve Faroe (2-1), Gjeorgjisë (1-0), Letonisë (1-0) dhe Andorrës (1-0). Përveç ndeshjes së parë, të gjithë golat e tjerë të Asllanit kanë qenë determinues për fitoren e Kombëtares, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe “njeriun e tre pikëve” për Shqipërinë.









