Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj raportimeve që thonë se Rusia po i ofron dronë Iranit, duke i cilësuar ato “gënjeshtra”.
Ai theksoi se edhe media të mëdha shpesh publikojnë informacione të pasakta.
Rusia nuk ka njoftuar ndihmë ushtarake për Iranin, përveç ndihmës humanitare, ndërsa pretendimet se Moska ka ndarë inteligjencë me Teheranin nuk qëndrojnë.
“Është një trillim krejtësisht i rremë që nuk korrespondon me realitetin. Gjatë bisedimeve trepalëshe është arritur njëfarë progresi drejt një zgjidhjeje”, deklaroi Peskov.
Ai shtoi se Rusia nuk ka humbur interesin për negociatat e paqes, megjithëse disa çështje kryesore, përfshirë ato territoriale, mbeten të pazgjidhura. Ndërkohë, i dërguari special i Kremlinit, Kirill Dmitriev, tha se Ukraina ka kryer sulme me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse.









