Turqia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Botërorin 2026 pas një fitorjeje 1-0 ndaj Rumanisë në gjysmëfinalen e play-off-it të UEFA.
Ndeshja, e zhvilluar në një terren të vështirë, u zhbllokua vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Arda Guler pasoi saktë për Ferdi Kardiouglun, i cili shënoi golin e fitores për turqit.
Rumania, e mbrojtur fort, nuk mundi të reagonte pas këtij goli, edhe pse kishte disa mundësi për të barazuar. Turqia ruajti avantazhin dhe siguroi triumfin, duke e çuar veten në finalen e play-off-it për të luftuar për një vend në fazën finale të Botërorit.
Kjo fitore i hap rrugë një sfide të re për Turqinë, që do të përballet me Sllovakinë ose Kosovën për të siguruar kalimin në Botërorin e vitit 2026.









