-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata paraqet foto nga vendi i krimit, Murseli insiston se ishte grabitje

Kryesoret

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës ka vazhduar edhe sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ata përballen me akuzat për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës, i akuzuari Naim Murseli ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke e cilësuar ngjarjen si grabitje.

Ai ka pretenduar se autori kishte kërkuar vetëm para dhe telefona, ndërsa ka theksuar se nuk kishte dijeni nëse ishin marrë sende të tjera me vlerë, pasi sipas tij ishte larguar nga automjeti bashkë me fëmijët në momentin e incidentit.

Megjithatë, gjatë ballafaqimit me provat, gjykata ka paraqitur fotografi nga vendi i ngjarjes dhe nga ekzaminimi mjeko-ligjor, të cilat kanë nxjerrë në pah elemente që vënë në dyshim këtë version.

Në veçanti, është evidentuar se viktima kishte me vete stoli ari në momentin e ngjarjes, të cilat nuk rezultojnë të jenë marrë, një rrethanë që bie ndesh me pretendimin për grabitje.

Po ashtu, ai ka mohuar të ketë parë një nga bashkëakuzuarit në një lokal para ngjarjes, pavarësisht materialeve të paraqitura në gjykatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit