Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot përgatitjet për ndeshjen me Ukrainë, pikërisht në ambientet e Legias së Varshavës. Aty ku është si shtëpi e dytë për Ernest Muçin, që kthehej në idhull për tifozët polak.
Sfida me Ukrainën në Valencia është e padëshiruar. Kjo pasi të dyja ekipet kanë humbur gjysmëfinalet respektive të “play off” për Botërorin. Te kuqezinjtë ndërkohë mungon Arlind Ajeti, që u dëmtua ndaj Polonisë.
Njoftimi i FSHF:
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë.
Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.
Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.









