Një banesë është shkrumbuar nga flakët, pasditen e kësaj të premte, në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.
Sipas burimeve, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës private.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.









