-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Sistemin e patronazhimit PD do t’a shpall krim shtetëror!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në facebook ka reagur për sistemin e patronazhimit, duke paralajmëruar se PD do e shpalli krim shtetëror me ardhjen në pushtet.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike do ta shqyrtojë me përparësi këtë çështje, me synimin edhe për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përfshirë.

“Ju siguroj se patronazhimin dhe efektet e tij do t’i shqyrtojmë për ta shpallur krim shtetëror dhe për ta ndëshkuar në mënyrën më të merituar,” deklaroi ai.

Sipas tij, sistemi aktual i patronazhimit është i simotër me strukturat e survejimit gjatë regjimit komunist.

“Sistemi i patronazhimit sot është pa diskutim simotër apo vëlla i sistemit të Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës, Ju garantoj se për veprimtarinë e tyre kriminale do të ndëshkohen,” përfundoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit