102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë turke Kurum International, që ndodheshin në Porto Romano, në Durrës sot janë zhvendosur këtë të diel në një ambient tjetër privat në Spitallë, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti.
Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i ka në administrim ka siguruar infrastrukturën për ruajtjen, ndërkohë që Policia e Durrësit ka siguruar transportin dhe perimetrin e jashtëm, ku mbetjet u vendosën.
Analizat laboratorike të kryera në Itali treguan se mbetjet industriale që dolën për eksport nga Kurumi në Elbasan të rikthyera në Shqipëri janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin.









