Kombëtarja shqiptare po mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës, ndërsa në skuadër ka ende zhgënjim për eliminimin nga Polonia në play-off.
Mbrojtësi Ardian Ismajli u shpreh se Shqipëria meritonte më shumë nga ajo ndeshje: “Kemi pasur shumë raste dhe e meritonim kualifikimin, por futbolli ndonjëherë nuk të jep atë që meriton.”









