Kombëtarja e Shqipërisë po vijon përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet më 31 mars në stadiumin e Valencias, në Spanjë.
Për këtë sfidë nuk do të jetë i disponueshëm Ernest Muçi, i cili ka pësuar një dëmtim dhe është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer në Turqi te klubi i tij, Trabzonspor.
Sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua vetëm për 9 minuta në humbjen 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë në dispozicion të trajnerit, me përjashtim të Ylber Ramadanit dhe Arlind Ajetit, të cilët janë larguar nga grumbullimi në ditët e fundit.









