-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, ‘koka’ shpëtoi, në burg elektricisti

Kryesoret

Policia e Shijakut ka zbuluar një magazinë në lagjen “Popullore” të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë aksionit, Policia sekuestroi pajisje të shumta, përfshirë 180 vazo, llamba, ventilatorë dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e kanabisit, si dhe konstatoi lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe një punonjës i OSHEE, i dyshuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, ambienti ishte marrë me qira dhe ishte përshtatur në bashkëpunim për kultivim droge, ndërsa një prej të arrestuarve dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin kriminal, por nuk e kishte kallëzuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit