Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i bën thirrje Sali Berishës dhe Flamur Nokës që faktojnë publikisht akuzat e tyre drejtuar Ervin Salianjit, për bashkëpunim me eksponentë të krimit në organizimin e Foltoreve të tij me strukturat e PD-së në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Çdo lloj retorike, konflikti brenda së djathtës, dëmton të djathtën. Unë këtë qëndrim kam mbajtur. Nëse Salianji është i lidhur me krimin, Partia Demokratike duhet të distanctohet prej tij. Unë nuk kam asnjë liDhje me krimin, votuesit e PD nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por ai që e thotë këtë gjë duhet të paraqesë provat dhe të marrë masa. E njëjta gjë dhe për Salianjin. Ato që thotë për kryetarin e PD-së, të paraqesë provat. Ne nuk jemi në kushtet për zhvillimin e një debati të tillë”, tha Hoxha.









