Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga selia e PD-së, në konferencë për mediat tha se GJK në Parlament shumëzohet me zero.
Kreu demokrat Sali Berisha tha se opozitës i është mohur ngritja e komisioneve parlamentare nga mazhoranca.
Ndër të tjera Berisha theksoi se duhet të hapet Partia Demokratike përmes anëtarsimeve të reja.
“Janë me qindra dhe me mijëra demokrat dhe demokrate idealistë që kërkojnë të anëtarsohet, të cilët hasin në plogështinë dhe apatinë tonë. Ndaj kjo bëhet imperative. PD ka domosdoshmëri urgjente për ripërtëritjne dhe anëtarsimet e reja. Ju si koordinues këtë mesazh do ta përcjellni edhe degëve dhe ju keni në agjendë këtë veprimtari. Ky mison bëhet për të fuqizuar Partinë Demokratike”, shprehet Berisha.









